Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
REL: Regjistrimi tregoi se shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi

Regjistrimi i popullsisë dëshmoi se pakica kombëtare shqiptare në Serbi është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafi.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, treguan se shqiptarët në këtë vend janë pakica e katërt më e madhe kombëtare.
Ndryshe nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, që tregonin se në Serbi jetojnë gjithsej 5.809 shqiptarë, të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë se popullsia e këtij komuniteti përbëhet prej 61.687 banorësh.
Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin e mëparshëm, andaj edhe nuk dihej numri real i tyre.
Vendimi për bojkotim ishte marrë pasi formularët për regjistrim ishin shtypur vetëm në gjuhën serbe, me alfabet cirilik.
Si arsye shtesë, përfaqësuesit e shqiptarëve përmendën problemet e pazgjidhura dhe obligimet e paplotësuara të shtetit të Serbisë në zonën ku jetojnë ata.
Por, përfaqësuesit e shqiptarëve bënë thirrje për regjistrim në procesin që u organizua nga autoritetet e Serbisë, vitin e kaluar.
Mustafi thotë se numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare përcakton dhe ndikon drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave të tyre.
“Në rastin e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, kjo nënkupton pjesëmarrjen e duhur të shqiptarëve në organet dhe institucionet shtetërore, përkatësisht përfaqësimin e tyre proporcional në polici, gjyqësor, arsim, shëndetësi, doganë, ndërmarrje publike… gjë që nuk po ndodh tani”, thotë Mustafi.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, ankohen për diskriminim, por autoritetet serbe e mohojnë një gjë të tillë.
Para fillimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, paralajmëroi për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, ku edhe jeton numri më i madh i shqiptarëve.
Me një postim në Twitter, në janar të vitit 2021, ai nxiti reagimin e deputetes gjermane nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Cramon, njëherësh raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, e cila shprehu shqetësimin e saj.
Arifi tha asokohe për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i vendbanimit, përkatësisht dispozita ligjore e pasivizimit të vendbanimit të një personi që konstatohet se nuk jeton në adresën e regjistruar, zbatohet sistematikisht vetëm për pakicën kombëtare shqiptare.
Ministrja e atëhershme e Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Marija Obradoviq, i tha REL-it se, në rastin e shqiptarëve, vendbanimi i tyre nuk është vërtetuar në adresën që ata kanë raportuar dhe se Ministria e Brendshme ka të drejtë të kontrollojë nëse këta persona jetojnë vërtet në atë vend.
Numra më të mëdhenj, të drejta më të mëdha
Mustafi thotë se për shkak të bojkotimit të regjistrimit të mëparshëm, në Luginën e Preshevës janë regjistruar vetëm disa mijëra shqiptarë.
Sipas tij, autoritetet në Serbi kanë “abuzuar” me këtë fakt gjatë llogaritjes dhe pagesës së mjeteve buxhetore për vetëqeverisjet lokale, për këshillin kombëtar dhe për subjektet tjera që financohen pjesërisht ose plotësisht nga buxheti i Serbisë.
“Ky regjistrim dëshmon se pakica kombëtare shqiptare ka qenë e diskriminuar në 12 vjetët e fundit edhe për arsyet që ne i kemi vënë në dukje vazhdimisht. Por, Qeveria nuk ka dashur të na dëgjojë, duke iu referuar rezultateve të regjistrimit të vitit 2011, në të cilin ne nuk kemi marrë pjesë”, thotë Mustafi.
Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit, shton ai, situata ndryshon në favor të pakicës kombëtare shqiptare.
Çfarë (nuk) tregojnë numrat?
Drejtori i Qendrës joqeveritare për Hulumtime dhe Monitorim nga Presheva, Kujtim Sadiu, thotë për REL-in se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, është dashur të figurojnë si banorë të komunave të Luginës së Preshevës.
Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit të kaluar, të publikuara nga Instituti Republikan i Statistikave në Serbi, tregojnë se në këtë vend jetojnë 61.687 shqiptarë – më së shumti në Preshevë – 31.340; në Bujanoc 25.465, në Medvegjë 905 dhe në Beograd 857.
Sadriu merr si shembull rastin e familjes së tij.
“Shtatë anëtarë të familjes sime aktualisht jetojnë dhe punojnë në Zvicër, por janë shtetas të Serbisë dhe nesër mund të kthehen në Preshevë, sepse nuk kanë vdekur. Ata kanë pasaporta serbe dhe letërnjoftime serbe”, thotë Sadriu.
Sipas tij, burimet njerëzore janë faktori më i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj, por edhe për zhvillimin e vendit.
“Shiheni se çfarë po bëjnë Zvicra, Gjermania, vendet skandinave, të cilat thjesht sjellin njerëz nga e gjithë bota. Ata u japin shtetësi, rroga të denja, përpiqen në çdo mënyrë t’i integrojnë në shoqëri, ndërsa vendi ynë e bën të kundërtën”, thotë Sadriu.
Ai vë në dukje edhe dimensionin financiar të kësaj problematike. Sipas tij, punësimet partiake janë kryesisht të pranishme në atë pjesë të Serbisë ku jetojnë shqiptarët, andaj ky komunitet, thotë ai, nuk ka mundësi të barabarta për punë.
“Të gjithë kumbarët, dhëndurët e kunatat punësohen me lidhje partiake”, thotë Sadriu.
Sipas të dhënave të Institutit Republikan të Statistikave, çdo i katërti punonjës në Serbi punon në sektorin publik, përkatësisht në institucione dhe kompani të menaxhuara nga shteti. Shteti punëson mbi 600 mijë nga 2.3 milionë të punësuar.
Organizatat joqeveritare dhe opozita kanë bërë kritika të shumta për punësimin partiak në Serbi. Reformimin e sistemit shtetëror në Serbi e ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian, ku Serbia synon të anëtarësohet./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38