Flash News

Rajoni

Rëndohet situata e Covid-19 në Itali, 993 humbje jete në 24 orë

Rëndohet situata e Covid-19 në Itali, 993 humbje jete në 24
Foto ilustruese

Përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia Covid-19 në shtetin fqinj, Italinë.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë atje ka raportuar se janë regjistruar 993 humbje jete, shifra më e lartë e valës së dytë, raportojnë mediat vendase. 

Po ashtu, kanë rezultuar edhe 23,225 persona të prekur me virusin Covid-19. Vatra më e ‘nxehtë’ vijon të jetë Lombardia.

Të fundit