Flash News

Rajoni

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Mal të Zi, Milatoviç mposht Gjukanoviç

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Mal të Zi, Milatoviç

Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI) ka publikuar të rezultatet paraprake të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Nga 31.2% e rezultateve, është Jakov Milatoviç ai i cili udhëheq me 60.8% të votave në raport me Milo Gjukanoviç, i cili deri tani rezulton të ketë fituar 39.2%.

Sipas mediave malazeze, të drjetë vote në zgjedhjet presidenciale e patën 542.154 qytetarë. Deri në orën 20:00 kanë votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që mban Mali i Zi që nga rivendosja e pavarësisë.

Sipas rezultateve të përkohshme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në raundin e parë, Gjukanoviç fitoi 35,37% të votave, ndërsa Milatoviç 28.92%.

Të fundit