Flash News

Rajoni

Rinis lëvizja e trenave/ Mbi 1 muaj nga aksidenti në Greqi, ministri i Transportit: Niveli i sigurisë është përmirësuar

Rinis lëvizja e trenave/ Mbi 1 muaj nga aksidenti në Greqi, ministri i

Ka rinisur lëvizja e trenave sërish  në Greqi pas më shumë se një muaj nga aksidenti hekurudhor i ndodhur në Greqi. Në një komunikim për mediat ministri përgjegjës për transportin, Giorgios Gerapetritis u shpreh se tashmë lëvizjet janë të sigurta.

“Sot kemi rifillimin e linjave drejt Selanikut dhe Kalambakës. Pas një ndërprerje trenat nisin sot lëvizjen”, ka thënë ai.

Ai falenderoi gjithashtu edhe punonjësit e OSE dhe Hellenic Train. Ministri shtoi se niveli i sigurisë është përmirësuar dhe se pasagjerët tashmë duhet të ndjehen të sigurt.

Ai kujtoi edhe aksidentin tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish pas përplasjes së dy trenave në Tempi. Sakaq Masat e sigurisë do të shtohen, derisa rrjeti të jetë sërish plotësisht funksional me të gjitha protokollet e kërkuara.

Do të ketë orare të reduktuara, shpejtësi të ulëta/kohë më të gjata udhëtimi, dy konduktorë për stacion, dy drejtues mjetesh dhe një konduktor dhe prania e vetëm një treni në tunele.

Të fundit