Flash News

Rajoni

‘Rivali’ i Milo Gjukanoviç në zgjedhjet presidenciale, merret në mbrojtje nga policia

‘Rivali’ i Milo Gjukanoviç në zgjedhjet presidenciale,

Kandidati presidencial i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Jakov Milatoviç do të ndiqet nga siguri strikte policore, të cilën partia e tij e ka kërkuar nga frika se do të kërcënohet fizikisht.

Për këtë Qeveria do të vendosë sot ose nesër, raporton Vijesta.

Ky vendim i kabinetit të Dritan Abazoviçit, si në disa raste të tjera, do të jetë i përkohshëm derisa Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse është në rrezik Millatoviç.

Sipas ligjit, vlerësimi i sigurisë bëhet nga ANB me kërkesë të policisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë konfirmuar për “Vijesta” se kanë pranuar një kërkesë të tillë.

“Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtoria e Policisë ka pranuar një kërkesë nga Lëvizja Evropa Tani, e nënshkruar nga nënkryetarja Olivera Injac, për përgatitjen e një vlerësimi të sigurisë për nivelin e kërcënimit të z. Jakov Milatoviç. Procedura për këtë kërkesë është në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Në zgjedhjet presidenciale të 19 marsit, Milatoviç fitoi 28,92 për qind të votave dhe kaloi në raundin e dytë. Kundërshtari i tij do të jetë kreu aktual i shtetit Milo Gjukanoviç (DPS), i cili u mbështet nga 35.37 për qind e votuesve.

Të fundit