Flash News

Rajoni

RMV për herë të parë me presidente grua, kush është Gordana Silanovska-Davkova

RMV për herë të parë me presidente grua, kush

Maqedonia e Veriut ka për herë të parë në krye të shtetit një presidente grua, Gordana Silanovska-Davkova, cila fitoi bindshëm ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Davkova ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq Pendarovski ka arritur të marrë rreth 30 për qind të votave. Pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31 për qind.

Kush është Gordana Siljanovska

Gordana Siljanovska – Davkovka ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup.

Siljanovska ka shkruar më shumë se 200 dokumente në fushën e të drejtës kushtetuese dhe ka qenë anëtare e shumë instituteve vendore dhe ndërkombëtare të shoqatave ligjore.

Me pikëpamjet e saj politike, ajo u bë më e zëshme në fillim të mileniumit të dytë, veçanërisht në momentet kur ajo kundërshtoi fuqishëm ndarjen e re territoriale të Maqedonisë (2004).

Ajo njihet për qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës, e cila për të është e papranueshme dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që sipas saj, u miratua në mënyrë jokushtetuese.

 

Të fundit