Flash News

Rajoni

Rrëmbimi i policëve në veri, vjen reagimi nga BE

Rrëmbimi i policëve në veri, vjen reagimi nga BE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga ushtria serbe brenda kufirit të Kosovës.

Ai në një prononcim për Gazetën Express, ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

Kosova këtë e ka quajtur si akt agresor, teksa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë. 

 

Të fundit