Flash News

Rajoni

Rreth 60 fshatra u evakuuan, Athina nën pushtetin e tymit; disa shtete çojnë zjarrfikëse në Greqi

Rreth 60 fshatra u evakuuan, Athina nën pushtetin e tymit; disa shtete

Zjarrfikësit nga Franca mbërritën mbrëmjen e djshme në Greqi për të ndihmuar në betejën kundër zjarreve, ndërsa mijëra qytetarë ikën nga shtëpitë e tyre pranë kryeqytetit.

82 zjarrfikësit francezë pritet të ndërhyjnë sot, tha një zyrtar francez. Përforcime priten edhe nga Suedia, Austria dhe Bullgaria. Izraeli do të dërgojë 15 zjarrfikës dhe mjete të tjera të nevojshme për shuarjen e flakëve, thanë autoritetet izraelite.

Pesë komuna u evakuuan gjatë natës dhe pesë persona mbetën të lënduar. Zjarri masiv, tani në ditën e tij të katërt, ka shkrumbuar 20 kilometra zonë pyjore, shtëpi dhe e ka mbuluar Athinën me tym.

Trafiku u ndal në autostradën kryesore të vendit që lidh Athinën me Greqinë veriore, pasi ekuipazhet u përpoqën të përdorin rrugën si një barrierë për të ndaluar flakët. Në total, gati 60 fshatra dhe vendbanime u evakuuan të enjten dhe herët të premten në të gjithë Greqinë jugore.

Burimi: Euronews

Të fundit