Flash News

Rajoni

Rrëzohet helikopteri në Itali, humbin jetën 7 persona, mes tyre edhe një fëmijë

Rrëzohet helikopteri në Itali, humbin jetën 7 persona, mes tyre

Një helikopter është rrëzuar në Castelpagano di Apricena në Itali e për pasojë kanë humbur jetën 7 personat që ishin në bord.

Mediat italiane raportojnë se mes viktimave ishte edhe një fëmijë.  

Në bord ishte një familje turistësh sllovenë me pushime: 54-vjeçari Bostjan Rigler, 44-vjeçari Jon Rigler, 44-vjeçari MatejaCurk Rigler dhe 13-vjeçarja Liza Rigler Liza. Përveç tyre, ishte edhe Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që shërbente pranë ishujve Tremiti, prej nga ishte nisur helikopteri dhe po kthehej në Foggia, si dhe dy anëtarët e ekuipazhit.

Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër .

 

Të fundit