Flash News

Rajoni

Rrëzohet në det helikopteri zjarrfikës, zhduket ekuipazhi në Greqi

Rrëzohet në det helikopteri zjarrfikës, zhduket ekuipazhi në

Tre persona u zhdukën të mërkurën, pasi një helikopter që luftonte me flakët në një pyll në ishullin grek Samos u rrëzua në detin Egje, thanë autoritetet vendase.

"Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar," tha një zyrtar i zjarrfikësve për Reuters, duke shtuar se katër persona ishin në bord.

Një zyrtar i rojës bregdetare tha se një person është shpëtuar.

Helikopteri ishte marrë me qira nga qeveria për të luftuar zjarret në pyje, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për Reuters pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

 

 

 

Të fundit