Flash News

Rajoni

Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia shton kufizimet në tre rajonet më të goditura

Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia shton kufizimet në tre rajonet më
Foto Ilustruese

Greqia ka ashpërsuar më tej masat anti-Covid në tre rajonet kryesore, pas rritjes së shifrave me koronavirus. Qeveria ka vendosur ndalimin e qarkullimit pas orës 18:00 në fundjavë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias njoftoi të dielën se zonat e prekura nga kufizimet janë Selaniku, Atika dhe gadishulli i Halkidhiqisë.

Në fundjave do të lejohet të jenë hapur vetëm farmacitë, supermarketet, furrat e bukës dhe karburantet nga ora 07:00 deri në 17:00.

Ndërkohë në zonat e tjera të vendit, ndalimi i qarkullimit nis në orën 21:00. Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe mësimi do të zhvillohet online.

Të fundit