Flash News

Rajoni

Rritja e rasteve me Covid-19, Mali i Zi ndalon punën e klubeve të natës dhe diskotekave nga 2 gushti

Rritja e rasteve me Covid-19, Mali i Zi ndalon punën e klubeve të

Duke filluar nga data 2 gusht, Mali i Zi do të ndalojë punën e klubeve të natës dhe diskotekave si në ambiente të hapura, ashtu edhe në ambient të mbyllura. Vendimi u mor pas rritjes së ndjeshme të rasteve me kornavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi, masat e reja ndalojnë edhe mbajtjen e festave dhe festivaleve të muzikës, si dhe çdo tubim tjetër masiv që organizohet në ambiente të mbyllura.

Qëndrimi në hotele do të lejohet vetëm për qytetarët, të cilët kanë një test negativ për koronavirusin, konfirmim se janë të vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës ose një raport që dëshmon se janë shëruar nga koronavirusi.

Sipas ministrisë, masat janë ashpërsuar për shkak se është ndeshur një mosrespektim, kryesisht në bregdete. Mali i Zi numëron deri tani 480 raste aktive me Covid-19, ku 136 prej tyre rezultojnë në qytetin e Budvës.

Të fundit