Flash News

Rajoni

Rusia kërcënon Bosnjën: Nëse vendos të jetë anëtare NATO-s, Moska do të përgjigjet

Rusia kërcënon Bosnjën: Nëse vendos të jetë

Bosnja dhe Hercegovina ka të drejtë të vendosë nëse do të anëtarësohet apo jo në NATO, ka thënë ambasadori rus në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov, duke paralajmëruar megjithatë se Moska rezervon të drejtën t'i përgjigjet një mundësie të tillë.

“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është një çështje tjetër. Shembulli i Ukrainës tregon atë që ne presim. Nëse do të ketë ndonjë kërcënim, ne do të përgjigjemi”, tha Kalabukhov për transmetuesin e entitetit FTV, raporton Euractiv.

Sipas Kalabukhov, Perëndimi po përbën një kërcënim për sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës duke pretenduar se Rusia "gjoja po përgatit pushtim".

“Nuk kemi asnjë plan. Ne do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategjike dhe gjeopolitike”, tha ambasadori. Anëtarësimi në NATO nuk është një realitet për BiH, duke pasur parasysh mungesën aktuale të konsensusit mbi këtë çështje në vend, shtoi ai.

Të fundit