Flash News

Rajoni

“Rusia, miku ynë”, ministri serb: Të rishqyrtojmë synimin e anëtarësimit në BE për shkak të luftës në Ukrainë

“Rusia, miku ynë”, ministri serb: Të rishqyrtojmë

Ministri i Brendshëm i Serbisë beson se vendi i tij duhet të rishqyrtojë synimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak të luftës në Ukrainë, duke thënë se "Rusia është miku ynë".

Aleksandar Vulin i tha parlamentit të Serbisë se ata duhet të vënë në pikëpyetje anëtarësimin në bllok për shkak të presionit të pretenduar perëndimor për t'iu bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.

"Ne jemi një komb i vjetër, i lashtë, historik që zgjedh miqtë e tij," tha ai, duke iu përgjigjur një projekt-rezolute të Parlamentit Evropian që i bën thirrje Serbisë të tregojë gatishmërinë e saj për t'u bashkuar me BE duke sanksionuar Rusinë.

“Rusia është miku ynë”, shtoi Vulin.

Drafti "tregon qartë se BE-ja nuk e do Serbinë në përbërjen e saj" dhe "është koha që Serbia të rishqyrtojë gjithashtu vendimin e saj për të qëndruar në rrugën e anëtarësimit në BE," i tha ai transmetuesit shtetëror RTS.

Serbia ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, megjithëse votoi në favor të tre rezolutave të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës.

Të fundit