Flash News

Rajoni

Samiti i ‘Open Balkan’, Zaev ka një mesazh për rajonin: Pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë

Samiti i ‘Open Balkan’, Zaev ka një mesazh për rajonin:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi se kjo do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë me takimet në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.

Gjatë fjalës së tij, Zaev theksoi se nisma ka shumë suksese dhe rezultate për të treguar, teksa përçoi edhe një mesazh për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Së pari më lejoni të shpreh, kënaqësinë që kam në lidhje me hapat e fundit të mëdhenj që janë marrë sa i përket iniciativës. Ne kemi tashmë suksese për të treguar. Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në formë të drejtpërdrejtë në këtë mision të rëndësishëm që kemi filluar dhe po e vemi në zbatim me Vuçiç dhe Ramën. “Ballkani i Hapur” është autentik i përbashkët i Shqipërisë, RMV-së dhe Serbisë, por që është një inciativë e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Mesazhi im për të gjithë: ruajeni 'Ballkanin e Hapur' sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE. Ballkani i Hapur është rruga për të ecur para, rruga e duhur për BE, është instrument që ta lëmë të shkuarën tonë të trazuar, në të shkuarën dhe të ecim para drejt BE. Do të kemi suksese me këto marrëveshje. Përqasje në tregun e punës është një nga marrëveshjet. Ne do të kemi dhe një marrëveshje tjetër që ka të bëjë me numrin e identifikimit që palët kontraktuese të japin qasje për kontratën e bujqësisë, si dhe reduktim të pritjes në dogana. Ne kemi më shumë punë. Vendet anëtarë te BE e kanë kuptuar të mirën e kësaj iniciative. Ne do të vazhdojmë që të punojmë edhe më fortë”, tha Zaev.

Të fundit