Flash News

Rajoni

Samiti online i Mini-Shengenit, Vuçiç: E rëndësishme që nuk mbyllëm kufijtë me njëri-tjetrin

Samiti online i Mini-Shengenit, Vuçiç: E rëndësishme

Zhvillohet takimi online Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut-Serbi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehet se lëvizja e lirë pa teste PCR mes tre vendeve është një hap të rëndësishëm i ndërmarrë mes 3 vendeve.

Ai garanton se Serbia, Shqipëria e Maqedonia do e luftojnë bashkë pandeminë dhe memorandumi i sotëm i bashkëpunimit thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira mes Tiranës, Shkupit e Beogradit.

“Është shumë e rëndësishme që kemi rënë dakord të mos i mbyllim kufijtë me njëri-tjetrin, por të luftojmë së bashku pandeminë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë tregtinë tonë.
Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit”,
shkruan Vuçiç.

 

Samiti online i Mini-Shengenit, Vuçiç: E rëndësishme
Reagimi i Vucicit

 

Të fundit