Flash News

Rajoni

Schengeni me rregulla të reja për udhëtime nga tetori, preket edhe Shqipëria e Kosova

Schengeni me rregulla të reja për udhëtime nga tetori, preket

Rregullat e udhëtimit drejt zonës Schengen do të ndryshojnë duke nisur nga muaji tetor i këtij viti.

Tashmë nuk do ketë më vula në pasaporta, por do të nisë përdorimi i një sistemi digjital për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet joanëtare të BE-së.

Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit duke filluar nga data 12 tetor.


Ky sistem i avancuar, do të: 

Zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave

Regjistrojë datën dhe kohën e hyrjes dhe daljes

Kapë të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës (vetëm njëra nga këto)Llogarisë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar

Sinjalizojë shtetet anëtare në rastet e qëndrimeve të tejzgjatura

Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen.

 

Të fundit