Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Schlee: Draft statuti për Asociacionin në Veri të Kosovës mbështetet në pragmatizëm politik

Draft Statuti për Asociacionin e Komunave Serbe i hartuar nga fondacioni Friedrich Ebert (FES), publikohet në kohën kur janë shtuar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) prezantoi në Prishtinë (30.01.2023) një draft-statut se si mund të dukej "Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”. Ky draft statut, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) publikohet në kohën kur janë shtuar përpjekjet e komunitetit ndërkombëtarë për arritjen e një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi dhe debatet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rene Schlee, përfaqësues i FES për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se projekti për themelimin e draft statutit për Asociacionin është mbështetur në pragmatizëm politik. Ai ka thënë se tre objektivat e draft-statutit janë se "ai është në një linjë me Kushtetutën, merren parasysh shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit serb dhe është në linjë me marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjen e parimeve të vitit 2013”.
Në draft-statutin e fondacionit Friedrich Ebert, thuhet se "Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës”.
"Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga sa vijon, dhjetë komuna dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësimi në Asociacion/Komunitet është vullnetar. Procedurat për anëtarësim shtesë, largim nga anëtarësimi dhe shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë përcaktohen me Statut. Asociacioni/Bashkësia nuk do t'i zëvendësojë apo zvogëlojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Republikën e Kosovës, siç parashihen në Kushtetutën e saj dhe të parashikuara me sistemin juridik”, thuhet në një ndër pikat e draftit.
Sipas draftit, një statut i Asociacionit që do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit, do të jetë akti më i lartë juridik, dhe ai "miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”. Drafti përcakton se "aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë bazohen në parimet e pjesëmarrjes vullnetare nga anëtarët e saj, avancimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale, si dhe respektimin e dispozitave për mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve të ankoruara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.
Sipas këtij drafti, Asociacioni/Bashkësia mund të shpërndahet vetëm me vendim të Kuvendit të saj të miratuar nga 2/3 e shumicës së anëtarëve të saj, ndërkaq në rast se vendimi për shpërbërjen merret nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë, shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë bëhet nga qeveria.
Asociacioni/Bashkësia sipas draftit "ka të drejtën e vet, buxhetin integral, llogaritë bankare dhe ka të drejtë të zotërojnë pronë dhe angazhohet në transaksione financiare”.
Objektivat kryesore të Asociacionit janë: forcimi i demokracisë lokale, promovimi dhe mbrojtja e etnisë, gjuhës, fesë, dhe formave të tjera të identiteteve kulturore.
"Asociacioni/Bashkësia gjithashtu mund të sigurojë këshilla teknike, ligjore dhe profesionale për bashkitë pjesëmarrëse dhe autoritetet qendrore lidhur me legjislacionin, politikat, aktivitetet dhe angazhimet publike në sferën e kulturës dhe diversitetit kulturor”, thuhet në draft. Po ashtu thuhet se Asociacioni mund të ushtrojë pasqyrë të plotë për të zhvilluar ekonominë lokale. "Asociacioni/Bashkësia e ushtron këtë funksion nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet bashkive pjesëmarrëse, duke i mbështetur ato në projektim të projekteve, politikave dhe masave që zhvillojnë ekonomitë lokale të tyre”.
Më tej thuhet se Asociacioni, ushtron një "pasqyrë të plotë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar lokal dhe atë social”.
Asociacioni i komunave më shumicë serbe, sipas draftit të hartuar nga Fondacioni gjerman Friedrich Ebert, do t'i përmbahet plotësisht Kushtetutës dhe sistemit juridik të Republikës së Kosovës. Mandati i Kuvendit të Asociacionit, do të lidhet me mandatin e kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse.
"Në çdo zgjedhje lokale, brenda një muaji pas themelimit të kuvendeve komunale, kuvendet komunale të themeluara do t'i nënshtrohen procedurës së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë sipas procedurave të përshkruara më lart dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në draft.
Thirrjet drejtuar qeverisë së Kosovës që ta bëjë një propozim për themelimin e Asociaiconit të komunave serbe janë shtuar kohët e fundit, sidomos nga emisarët amerikan dhe evropian të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi. Një takim konsultativ për Asociacionin është thirrur për datën 31 janar, nga ambasadae SHBA-së me të gjithë aktorët politik dhe shoqërinë civile. Në këtë takim, kryeministri Albin Kurti, siç ka thënë ai vet, nuk është ftuar.
Partitë politike opozitare që marrin pjesë në takimin e 31 janarit në ambasadën e SHBA-së, nga ana e tyre kanë thënë se është përgjegjësi e qeverisë që të merret me Asociacionin.
Ndërsa partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, u deklarua kundër themelimit të një "Asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”, sipas një njoftimi të kësaj partie. "Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore-kushtetuese”./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38