Flash News

Rajoni

“S’e kuptoj refuzimin për ‘Ballkanin e Hapur”, Vuçiç: Po punojmë me Tiranën e Shkupin të fshijmë kufijtë për njerëzit 

“S’e kuptoj refuzimin për ‘Ballkanin e Hapur”,

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shprehur habinë se pse vazhdon të refuzohet nisma për ‘Ballkanin e Hapur’.

Pas vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Vuçiç  thotë se me këtë projekt po punohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të fshirë plotësisht kufijtë për njerëzit në 2023, shkruan  "Dnevni Avaz".

Sot ne po punojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një projekt për të fshirë plotësisht kufijtë për njerëzit në 2023. Në Bosnjë ka një numër të madh njerëzish që duan të shkojnë në Beograd pa pasur kufij dhe e anasjelltas. Kjo do të ishte me rëndësi edhe për ekonomitë tonë”, tha Vuçiç.

“Unë ngre pyetjen se përse sulmohemi për këtë projekt? Unë nuk e kuptoj refuzimin për “Ballkanin e Hapur”. Ende sot nuk kam dëgjuar një argument të saktë kundër kësaj. Ata thonë ne kemi Procesin e Berlinit dhe nuk e kundërshtoj këtë. Por kjo është më shumë se Procesi i Berlinit.

Ky hap është bashkëpunim më i ngushtë dhe me besim them se ky projekt do të afronte Sarajevën dhe Beogradin”, ka thënë presidenti serb duke shtuar: “Do të shihni se boshnjakët nga Serbia do të ndjehen njësoj afër Beogradit dhe Sarajevës.

Ne thjesht duam të lidhur, të lidhim ekonomitë tona. Nëse fillojmë të punojmë, nëse i drejtohemi ekonomisë , atëherë shumë histori do të bëhen më pak të rëndësi”, ka thënë Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.

Të fundit