Flash News

Rajoni

Sekuestrohen 350 kg kokainë në portin e Pireut, vinte nga Amerika Latine; ku ishte fshur

Sekuestrohen 350 kg kokainë në portin e Pireut, vinte nga Amerika

Një sasi e madhe lëndësh narkotike është sekuestruar mesditën e kësaj të mërkure në Portin e Pireut, në Greqi.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për rreth 350 kg kokainë, e cila ishte fshehur në një kontejner të nisur nga Guatemala, që përmbante thasë me kafe.

Autoritet greke kishin marrë informacion se një sasi e madhe droge po vinte nga Amerika Latine dhe zhvilluan operacionin duke bllokuar mbi 100 kontejnerë në portin e Pireut

Operacioni u krye në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA) dhe SDOE dhe në këtë kohë hetimi po vazhdon, ndërsa një hetim paralel është hapur për personat e përfshirë në transportimin e sasisë së madhe të kokainës.

Të fundit