Flash News

Rajoni

Sekuestrohen 500 kg kanabis në Malin e Zi, dyshohet se vinte nga Shqipëria; 24 persona në pranga  

Sekuestrohen 500 kg kanabis në Malin e Zi, dyshohet se vinte nga
24 persona, anëtarë të një organizate kriminale të akuzuar për kontrabandë me sasi të mëdha marijuane, u arrestuan sot në një operacion me emrin e koduar Zamka, njoftoi Administrata e Policisë (UP) e Malit të Zi.

Aksioni u krye pas dhjetë muajsh hetime dhe policia arriti të sekuestrojë gjysmë toni marijuanë. Personat e arrestuar akuzohen për kontrabandë me sasi të mëdha marijuane të ardhur nga Shqipëria, përmes territorit të Malit të Zi, me destinacion në vendet e rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimi Evropian.

Gjatë një kontrolli në 30 vende në disa qytete të Malit të Zi, u gjetën dhe sekuestruan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, si dhe një peshore për matjen precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

180 oficerë policie morën pjesë në aksionin e gjerë të kryer nga Departamenti për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës.

Të fundit