Flash News

Rajoni

Serbët sulmojnë autobusin që shkonte nga Kosova për në Gjermani

Serbët sulmojnë autobusin që shkonte nga Kosova për në

Serbët kanë sulmuar një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky incident. Siç duket edhe nga fotoja, serbët kanë qëlluar me gurë në drejtim të mjetit.

Ky është një rast i përsëritur. Autobusi ishte kryesisht me mërgimtarë, që pas festave të fundvitit, po ktheheshin në vendin ku jetojnë dhe punojnë.

“Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar. Nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Por sulmi ka ndodhur në Serbi. Disa autobusë janë nisur sot për në Gjermani. Nuk e dimë saktë se cili prej tyre është sulmuar, por mund të konfirmojmë se vetëm një autobus është sulmuar”, thanë nga kompania.

 

Të fundit