Flash News

Rajoni

Serbët protestojnë me parulla fyese para ambasadës shqiptare në Beograd

Serbët protestojnë me parulla fyese para ambasadës shqiptare
Pamje nga protesta

Një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë,serbët kanë dalë në protestë para ambasadës shqiptare në Serbi.

Protestuesit e grumbulluar janë ndalur pranë Ambasadës së Shqipërisë, duke brohoritur me parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Mediat vendase raportojnë se kanë qenë afërsisht 40 apo 50 vetë të grumbulluar.

Përveç ambasadës shqiptare, forcat e djathta protestuan edhe para ambasadës së SHBA-së. Protestuesit kënduan këngë nacionaliste drejtuar Kosovës, si dhe drejtuan fjalë fyese për shqiptarët dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Të fundit