Flash News

Rajoni

Serbët u tërhoqën nga institucionet, Borrell: Të rikthehen! Palët po vënë në rrezik punën e bërë për dialogun

Serbët u tërhoqën nga institucionet, Borrell: Të rikthehen!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikën e Jashtme, Josep Borrell ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi. Ai ka bërë me dije se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçië, pas vendimit të serbëve për braktisjen e institucioneve të Kosovës.

Borrell ka thënë se zhvillimet e fundit vënë në rrezik vitet e punës së palodhur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“U bëj thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të çojë në tensione të mëtejshme. Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Ai tha se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale, pasi sipas tij, ky veprim ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.

Borrell i kërkoi Kosovës që të zgjatin menjëherë procesin e riregjistrimit të automjeteve duke e pezulluar kështu edhe vendimin për ndërshkimin e automjeteve me targa serbe.

 

Të fundit