
Flash News
Prezantimi i programit për pronat/ Basha premton shfuqizimin e ligjit aktual dhe kërkon ndjesë për gabimet e PD
SHBA/ Vaksina Johnson & Johnson merr “dritë jeshile” nga FDA
Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri, numri i infeksioneve më i lartë se i të shëruarëve
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që përdor vaksinën kineze kundër Covid-19
Serbia është kthyer në vendin e parë të Evropës, që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm.
Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë pa uniforma kanë pritur në rend për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd.
“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar më 19 janar, i cili njëherësh ka qenë personi i parë që ka marrë këtë vaksinë përmes një transmetimi televiziv.
“Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd.
Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze.
Vaksina e kompanisë Sinopharm është kthyer në burim të polemikave në shtetet perëndimore.
Kina ka miratuar përdorimin e kësaj vaksine në fund të vitit të kaluar.
Ndonëse nuk janë publikuar të dhëna të detajuara rreth efikasitetit të vaksinës, kompania që ka prodhuar atë ka përmendur 79 efekt të vaksinës, bazuar në të dhënat fillestare.
Kjo shifër është më e vogël sesa 95 për qind efektivitet, sa është raportuar të kenë vaksinat e prodhuara nga Perëndimi, sikurse ato të kompanive, Pfizer/BioNTech apo Moderna.
Serbia, e cila javën e kaluar ka pranuar 1 milion doza të vaksinës Sinopharm, ka lidhje të ngushta me Pekinin, derisa kompanitë kineze, kanë investuar miliarda euro në këtë vend të Ballkanit Perëndimor me 7 milionë banorë./ REL
Ditari politik









Të fundit

Si do të nisë muaji mars për secilën shenjë të horoskopit
28 Shkurt 2021, 21:55
3 vite pas episodit polemik në Inter-Juventus, arbitri Orsato pranon gabimin
28 Shkurt 2021, 21:43
Princi Harry dhe Meghan Markle mund të jenë duke pritur vajzë
28 Shkurt 2021, 21:17

Napoli rikthehet në garë për Europën, të dy shqiptarët në fushë
28 Shkurt 2021, 20:17
Ndahet nga jeta skenaristi dhe regjisori i njohur Kujtim Gjonaj
28 Shkurt 2021, 19:41
Serbia fton qytetarët e Kosovës që të aplikojnë për vaksinën e Covid-19
28 Shkurt 2021, 19:18

Aktorja Eliza Dushku do të bëhet nënë për herë të dytë
28 Shkurt 2021, 18:11
Kërkon më shumë prova, Zvicra nuk e miraton vaksinën e AstraZeneca
28 Shkurt 2021, 17:39

Shpallet fituesi i edicionit të gjashtë të çmimit letrar "Kadare"
28 Shkurt 2021, 16:53
Basha merr timonin, e diela i përket Aurelës
28 Shkurt 2021, 16:15

Jonida Maliqi tregon pse u nda me Romeon
28 Shkurt 2021, 15:22
Aksident i shumëfishtë në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën një person
28 Shkurt 2021, 15:11

Kryeministri hungarez, Viktor Orban merr vaksinën kineze
28 Shkurt 2021, 14:23
Biden i bën thirrje Senatit të miratojë paketën e re të ndihmës financiare për Covid
28 Shkurt 2021, 13:48

Rrëshqiti teksa po ngjitej në mal me shokët, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali
28 Shkurt 2021, 12:42

