Flash News

Rajoni

Serbia ‘i trembet’ anëtarësimit të Kosovës në NATO: Kërcënim që sjell konflikt të armatosur

Serbia ‘i trembet’ anëtarësimit të Kosovës

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin është shprehur se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është jo vetëm një kërcënim për Serbinë dhe presion për presidentin Vuçiç, por mund të sjellë edhe një konflikt të armatosur.

“Vendosja e Kosovës nën patronazhin e aleancës ushtarake do të thotë anulim i Rezolutës 1244 (Këshilli i Sigurimit i OKB-së), shfuqizimi i Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja, por edhe detyrimi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s që të jenë të detyruara të mbrojnë në përputhje me nenin 5 të Karta integritetin territorial të anëtarit të sapo pranuar”, mësohet të ketë thënë Vulin sipas Danas.

Vulin pyeti nëse dikush dyshonte se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të "nguronte" të sulmonte serbët, "veçanërisht në veri të krahinës dhe të provokonte konflikte dhe provokime derisa shteti i Serbisë të detyrohet të mbrojë popullin e tij".

“Futja me forcë e Kosovës në paktin e NATO-s nuk është vetëm shkelje e procedurave të anëtarësimit në NATO dhe shkelja e Rezolutës 1244, por edhe një kërcënim i hapur ndaj Serbisë dhe një formë tjetër presioni ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe vendet që mbrojnë anëtarësimin e Prishtinës në NATO e dinë”, shtoi Vulin.

Kuvendi i Kosovës miratoi të mërkurën një rezolutë që i bën thirrje qeverisë të nisë negociatat për anëtarësimin në NATO.

Të fundit