Flash News

Rajoni

Serbia konstituon Kuvendin e ri, Vuçiç ka 90 ditë kohë për formimin e qeverisë së re

Serbia konstituon Kuvendin e ri, Vuçiç ka 90 ditë kohë

Është konstituuar Kuvendi i ri i Serbisë. Duke filluar nga sot presidenti Aleksandër Vuçiç ka 90 ditë kohë për formimin e qeverisë së re.

Seanca do të vazhdojë të martën e 2 gushtit, ku do të zgjidhet Kryesia e Kuvendit. Kandidati për kryetar të Kuvendit është Vladimir Orliq nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi u mbajtën më 3 prill.

Kuvendi i Serbisë përbëhet nga 250 deputetë dhe koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe (SNS), që udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka fituar më shumë se 120 vende.

Të fundit