Flash News

Rajoni

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit 2022

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit 2022

Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të pakohshme në prill të vitit të ardhshëm.

Lajmin e bëri të ditur presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në këtë proces që mund të zhvillohet mes datave 3-17 prill.

Në të njëjtën ditë, parashikohet që serbët të votojnë për zgjedhje presidenciale, lokale për qytetin e Beogradit si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Megjithatë, nuk është e qartë ende nëse do të ketë dakordësi mes shumicës dhe opozitës, e cila në qershor të vitit të kaluar, bojkotoi zgjedhjet me pretendimin që Vuçiç ushtron ndikim të madh në institucionet shtetërore.

 

 

Të fundit