Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Shteti i Serbisë është duke u angazhuar për të organizuar votimin e personave të zhvendosur nga Kosova, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, më 9 shkurt.
Në këtë proces është përfshirë edhe Komisariati për Refugjatë dhe Migrim, që është organizatë shtetërore në këtë vend.
Më 17 janar, ai u ka bërë thirrje personave të zhvendosur nga Kosova në Serbi, që të votojnë në zgjedhje, dhe ka bërë më dije se transporti deri në vendvotime, do të organizohet për të gjithë të interesuarit.
Ndërkohë, më 21 janar, Partia Përparimtare Serbe (SNS), që ka pushtetin në Serbi, ka mbështetur publikisht Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe ka bërë thirrje që të votohet për të.
Me zgjedhjen e saj sigurohet mbrojtja e popullit serb në Kosovë, ka thënë kryeministri i Serbisë dhe udhëheqësi i SNS-së, Millosh Vuçeviq.
Të zhvendosurit nga Kosova ndajnë mendime të ndryshme për çështjen e votimit dhe të përkrahjes së Listës Serbe, ndërsa opsionet e tjera politike serbe në Kosovë u bëjnë thirrje atyre që të mendojnë “për ata që jetojnë në Kosovë”.
Dragisha Stanojeviq nga Prizreni, i cili është zhvendosur në Beograd që nga viti 1999, planifikon t’i përgjigjet thirrjes së Komisariatit për Refugjatë të Republikës së Serbisë dhe të votojë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt.
Motiv i tij, siç thotë, është “përmirësimi i të drejtave të serbëve në Kosovë” dhe sigurimi i “qëndrimit dhe mbijetesës së tyre” - gjë për të cilën apelon edhe Komisariati për Refugjatë.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Stanojeviq thotë se udhëhiqet nga politika e Beogradit zyrtar, i cili e mbështet ekskluzivisht Listën Serbe.
Kjo parti është më e madhja e serbëve në Kosovë dhe është formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar, përkatësisht të SNS-së.
Stanojeviq thotë se do t’i bindet thirrjes së kryeministrit serb, ndonëse thekson se “askush nuk i ka sugjeruar se për kë të votojë”.
“Unë besoj se Lista Serbe, aktualisht, mbledh njerëzit më të mirë, se shumica e serbëve atje poshtë [në Kosovë] qëndrojnë prapa saj dhe, natyrisht, shteti i Serbisë qëndron pas saj”, thotë Stanojeviq.
Deputetët e Listës Serbe, që nga nëntori i vitit 2022, nuk kanë marrë pjesë aktive në punën e Kuvendit të Kosovës, për shkak të, siç e kanë cilësuar, “politikës së bojkotit”.
Atëkohë, përfaqësuesit serbë kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke kundërshtuar kështu vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.
Për të mos i humbur mandatet dhe pagat, deputetët serbë kanë shkuar në Kuvend çdo gjashtë muaj vetëm për t’u nënshkruar.
Përveç Listës Serbe, në garë për dhjetë ulëset e garantuara për serbë në Kuvendin e Kosovës janë edhe pesë subjekte të tjera politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Demokracia Serbe, Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Lëvizja Popullore Serbe.
Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe thotë se SNS-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha resurset për të dërguar në Kosovë njerëz, të cilët do ta mbështesin Listën Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai thotë se serbët e zhvendosur nga Kosova, sigurisht që duhet ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, por shton se “duhet të mendojnë me kujdes për ata që jetojnë në Kosovë”.
“Bëhet fjalë për jetën tonë dhe për ata që duhet të flasin në emrin tonë”, thotë Stojanoviq.
Pjesëtarë të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, me të cilët Radio Evropa e Lirë ka biseduar më 14 janar, kanë thënë se vota e tyre do t’i shkojë partisë që mund t’u sigurojë paqe, siguri, punësim të barabartë dhe luftë institucionale për realizimin e të drejtave të tyre.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), rreth 200.000 njerëz janë zhvendosur nga Kosova në Serbi ndërmjet viteve 1999 dhe 2004.
Stojanoviq shpreson se ata që vendosin të votojnë në zgjedhjet e Kosovës, do të mendojnë mirë se për kë do të votojnë, sepse, siç thotë, “një numër i njerëzve janë larguar nga Kosova viteve të fundit pikërisht për shkak të politikave të Listës Serbe”.
Mbështetjen publike të SNS-së për Listën Serbe, ai e sheh si “vazhdim të praktikës së vjetër” dhe thotë se kjo parti “ka marrë përgjegjësinë politike për të gjitha vendimet e Listës Serbe”.
Për Aleksandar Arsenijeviqin, udhëheqësin e Demokracisë Serbe, mbështetja e SNS-së për Listën Serbe nuk është e befasishme.
“Krejt e pritshme. Beogradi zyrtar nuk e ka kuptuar ende se Lista Serbe është kërcënim për të po aq sa edhe për ne”, thotë Arsenijeviq për Radion Evropa e Lirë.
Dragica Gjorgjeviq, aktiviste e grupit joformal “Mbështetje për gratë e zhvendosura nga Kosova”, e cila aktualisht jeton në Arangjellovac të Serbisë, nuk ka vendosur ende nëse do të votojë në zgjedhjet e Kosovës më 9 shkurt.
Ajo thotë se serbët nga Kosova, të cilët jetojnë si të zhvendosur në Serbi, janë “harruar plotësisht”, dhe shton se shumica e bashkatdhetarëve të saj, besojnë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të ndryshojnë asgjë kur bëhet fjalë për pozitën e serbëve në Kosovë.
“Prandaj, sipas asaj që di dhe dëgjoj, shumica e popullit tonë është më afër opsionit për të mos votuar, pavarësisht se është paralajmëruar se do të organizohet transport nga disa qytete të Serbisë dhe se njerëzit që vendosin të shkojnë në qendrat e votimit, do të kenë drekë të paketuar e pije freskuese”, thotë Gjorgjeviq.
Edhe disa të zhvendosur nga Kosova në Kragujevc të Serbisë, që janë intervistuar nga ekipi i Radios Evropa e Lirë, por që duan të mbeten anonimë, thonë se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Beogradit për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, sepse “nuk ka kushte për një gjë të tillë”.
“Asgjë e mirë nuk mund të pritet nga këto zgjedhje”, është një prej përgjigjeve të serbëve të zhvendosur në Kragujevc - qytet në Serbinë qendrore.
Dragisha Stanojeviq, i cili ka më shumë se dy dekada që jeton në Beograd si person i zhvendosur, beson se është i mirinformuar për ngjarjet në Kosovë, për të cilat, siç thotë ai, më së shumti mëson përmes mediave në Serbi.
“Unë e di që situata aktuale është shumë e ndërlikuar. E di që autoritetet shqiptare po i terrorizojnë serbët dhe institucionet e Serbisë që kanë mbetur atje poshtë. Paralelisht, qëllimisht dhe sistematikisht, po punojnë për t’i dëbuar serbët nga Kosova”, thotë ai.
Zyrtarë të lartë të Listës Serbe flasin vazhdimisht për “terror” dhe “persekutim” nga autoritetet kosovare, të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti.
“Gjithçka që ka bërë Kurti, e ka bërë për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Radio-Televizionin e Serbisë më 5 janar.
Atëkohë, ai gjithashtu ka thënë se vota për Listën Serbe do të thoshte “mbijetesë në vatrën e vet”.
Një tjetër i intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, i cili që nga viti 1999 jeton në Smederevë të Serbisë si i zhvendosur nga Rahoveci i Kosovës, thotë se është i informuar mirë për situatën dhe “anën politike të zgjedhjeve” përmes mediave, por jo edhe për detajet teknike dhe kushtet në të cilat mund të votojë më 9 shkurt.
Komisariati për Refugjatë dhe Migrim, në emër të Republikës së Serbisë, u ka dërguar thirrje personave të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e planifikuara për 9 shkurt në Kosovë, duke theksuar se të interesuarit mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës vetëm nëse posedojnë letërnjoftim të vlefshëm, të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.
“Për të gjithë të interesuarit do të organizohet transport me autobus drejt vendvotimeve në Kosovë dhe Metohi. Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë deri në datën 8 shkurt”, thuhet ndër të tjera në thirrje.
Aty, po ashtu, theksohet se informacionet më të detajuara mund të merren përmes një linje telefonike pa pagesë.
Radio Evropa e Lirë pyeti Komisariatin nëse ka të interesuar dhe nëse atyre u sugjerohet se për kë të votojnë, por nuk mori përgjigje.
Komisionarja për Refugjatë dhe Migrim e Republikës së Serbisë, Natasha Stanisavleviq, ka thënë për Radio-Televizionin e Serbisë më 20 janar, se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë janë të një rëndësie të madhe “për mbijetesën e popullit serb në atdheun e tyre shekullor” dhe se është e rëndësishme që “bashkatdhetarët tanë ta ushtrojnë të drejtën e votës”.
“Një numër i caktuar i bashkatdhetarëve tanë kanë kontaktuar Komisariatin për Refugjatë dhe Migrim. Ata janë interesuar nëse ne mund të ndihmojmë në organizimin e transportit me autobus. Sigurisht që mundemi dhe këtë po e bëjmë në bashkëpunim me autoritetet tona lokale në Serbi dhe në bashkëpunim me Zyrën për Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Stanisavleviq.
Dushan Janjiq nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike thotë se thirrja e Komisariatit për Refugjatë, në rrethana të tjera, mund të shihej si “nxitje” për pjesëmarrje më të lartë të serbëve në zgjedhjet e Kosovës, por për shkak të qëndrimit zyrtar të Beogradit se ai mbështet vetëm Listën Serbe, mund të kontribuojë në “përçarje mes komunitetit serb”.
Janjiq, megjithatë, nuk beson se pjesëmarrja e personave të zhvendosur do të jetë e madhe dhe se votat e tyre do të ndikojnë dukshëm në rezultatin e zgjedhjeve.
“Ata që kanë dokumente të Kosovës, do të shkojnë. Votimi me postë nuk ekziston më, ndaj shkuarja fizike është e pashmangshme. Më herët, personat e zhvendosur kanë votuar në komunat në këtë anë të kufirit apo vijës administrative. Për shumë njerëz, shkuarja në Kosovë është një udhëtim drejt së panjohurës, kështu që nuk pres shumë interesim”, thotë ai.
Procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, ka filluar më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt.
Kjo vlen edhe për shtetasit kosovarë të nacionalitetit serb që jetojnë jashtë Kosovës, por votat nga Serbia nuk mund të arrijnë drejtpërdrejt në Kosovë, sepse dy postat nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
Votat me postë nga Serbia në Kosovë deri më tani kanë mundur të mbërrijnë vetëm përmes “transitit”, përkatësisht përmes Postës në Maqedoninë e Veriut, me të cilën Kosova ka marrëveshje të vlefshme për dërgesat.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në tetor të vitit 2019, një kuti me zarfe me mbi 3.500 fletëvotime nga Serbia i është dorëzuar postës në Prishtinë nga zyrtari ndërlidhës i Serbisë me Kosovën, Dejan Paviqeviq.
Këto vota, megjithatë, janë anuluar, për shkak se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i Kosovës ka konstatuar se ato nuk kanë mbërritur në Kosovë përmes postës, por se i janë dorëzuar postës - gjë që ka qenë në kundërshtim me rregullat zgjedhore për votim jashtë Kosovës.
Në vitet e kaluara, edhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për zhvillimin e zgjedhjeve, gjegjësisht ka luajtur rolin e ndërmjetësit.
Ky mision ende mund të ofrojë ndihmë për zgjedhjet e Kosovës, por vetëm me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - gjë që nuk ka qenë praktikë në proceset e fundit zgjedhore./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38