Flash News

Rajoni

Serbia ndalon për 4 orë në kufi ish-policin e Kosovës, Nexhat Pireva

Serbia ndalon për 4 orë në kufi ish-policin e Kosovës,

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi i Republikës së Kosovës, Nexhat Pireva nga Kamenica, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Pireva, i cili ka shërbyer për rreth 14 vite në Policinë e Kosovës, po udhëtonte drejt Bujanocit bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij kur u ndalua nga policia serbe. Ai është marrë në pyetje për rreth katër orë dhe më pas është liruar.

MPJD ka dënuar ashpër veprimet e autoriteteve serbe, duke i cilësuar ato si keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy shteteve.

Ministria ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të shmangin kalimin përmes pikave kufitare me Serbinë, sidomos atyre ku janë raportuar raste të ngjashme të ndalimeve arbitrare.

Institucioni ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe t’u ofrojë mbështetje të gjithë qytetarëve që mund të përballen me trajtim të padrejtë nga autoritetet serbe.

Të fundit