Flash News

Rajoni

Serbia nënshkruan marrëveshje me Francën për blerjen e aeroplanëve ushtarakë 'Rafale'

Serbia nënshkruan marrëveshje me Francën për blerjen e

Serbia nënshkroi sot me Francën marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve ushtarakë francez Rafale.

Marrëveshja me vlerë prej tre miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian, raporton media serbe N1.

Sipas marrëveshjes, Serbia do t’i marrë nëntë aeroplanë me nga një ulëse dhe tre me nga dy deri në vitin 2029.

Kujtojmë se Franca pati kushtëzuar transaksionin me Serbinë për këta aeroplanë me rishikimin e raporteve të Serbisë me Kinën dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

Të fundit