Flash News

Rajoni

Serbia njoftoi hapjen e ‘Russia Today’, reagon BE: Është pjesë e propagandës së Kremlinit

Serbia njoftoi hapjen e ‘Russia Today’, reagon BE: Është

Bashkimi Evropian ka reaguar pas njoftimit për hapjen e një stacioni televiziv të “Russia Today” në Serbi.

BE thotë në reagimin e saj se RT është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit rus të Kremlinit. Ndër të tjera BE kërkon që Serbia të mos intensifikojë marrëdhëniet me Moskën, raporton REL.

"RT është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit rus me të cilat Kremlini monitoron agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjet e popullit ukrainas. Në këtë kontekst, ne presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, si një vend që shkel masivisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare", tha Perer Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Brukseli pezulloi transmetimin e mediave ruse Sputnik dhe RT/ Russia Today, në kuadër të paketës së sanksioneve të miratuara ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Mediat serbe njoftuan hapjen e kanalit televiziv të RT më 14 korrik.

Të fundit