Flash News

Rajoni

"Serbia nuk do ta njohë Kosovën", Hoti i përgjigjet Vuçiçit: Pa njohje, s'ka marrëveshje

"Serbia nuk do ta njohë Kosovën", Hoti i përgjigjet
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenteti serb Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së presidentetit serb Aleksandër Vuçiç se Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Hoti thotë se nuk ka marrëveshje pa njohje reciproke. Ai shton se deklaratat e Vuçiç nuk i shërbejnë arritjes së dialogut. Kryeministri Hoti thekson se Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shton se mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

"Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje", shkruan Hoti në Facebook.

Të fundit