Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

“Shok i madh”… Kështu e përshkruanin zyrtarët e Serbisë deri së fundi liderin tashmë të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron. Ndërsa rrëzimin e tij në një aksion amerikan e vlerësuan si “të drejtën e forcës” dhe “të drejtën e më të fortit”.
“Konstatimi nuk ishte kështu kur, në vitin 2022, Rusia e filloi luftën në Ukrainë”, tha për REL-in Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane joqeveritare në Serbi.
Beogradi zyrtar mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe vazhdoi të mbajë lidhje me Moskën.
Pse Vuçiç nuk po i shpall zgjedhjet e parakohshme?
Serbia forcoi marrëdhëniet me Venezuelën dhe regjimin e saj autoritar, ndërkohë që ky vend, i afërt me Rusinë, ishte nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Maduro u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij më 3 janar në një aksion të SHBA-së në Venezuelë, nga ku u transferuan në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge.
Një ditë pas këtij aksioni, Vuçiq tha se po shembet rendi i vjetër botëror dhe se asnjë rregull nuk vlen, duke vlerësuar se dominon e drejta e forcës dhe se “kush është më i fortë, ai shtyp”.
Ndërsa, fjalë më të rënda, siç tha ai, nuk u përdorën për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Vlerësimet e presidentit të Serbisë për Jelica Miniq, nga Lëvizja Evropiane, janë pjesërisht rezultat i interesave në marrëdhëniet dypalëshe “ashtu siç i sheh ai”.
“Dhe pjesërisht frikë se Serbia po jep mjaft arsye në skenën ndërkombëtare, të cilat mund të shfrytëzohen për ndonjë ndërhyrje të re, të këtij apo atij lloji, kundër regjimit të tij”, shtoi ajo.
Vuçiq më 5 janar deklaroi se i kupton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe se e respekton jashtëzakonisht shumë si presidentin Donald Trump, ashtu edhe SHBA-në, por se Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse të respektojë të drejtën ndërkombëtare.
Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën aksionin amerikan, duke deklaruar se bëhet fjalë për një regjim narko-kriminal dhe se Maduro është diktator që nuk erdhi në pushtet falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Departamenti amerikan i Shtetit deri në publikimin e këtij teksti nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me reagimin e presidentit të Serbisë ndaj rrëzimit të Maduros.
Aksionin e SHBA-së e dënuan Irani, Rusia dhe aleatë të tjerë të vendit të Amerikës së Jugut, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se aksioni ushtarak amerikan përfaqëson një “precedent të rrezikshëm”.
Shumë aleatë të Uashingtonit, edhe pse deklaruan se nuk kanë simpati për Maduron apo regjimin e tij, paralajmëruan për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare. Rrëzimin e Madurit e përshëndetën venezuelianët që jetojnë në mërgim.
Miqësia për shkak të Kosovës
Zyrtarët në Serbi vitet e kaluara kanë deklaruar se Serbia dhe Venezuela janë “miq të vërtetë”. Miqësia buronte nga refuzimi i Venezuelës për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa në forcimin e lidhjeve, Serbia dhe Venezuela në mesin e vitit 2023 nënshkruan Marrëveshjen për heqjen e vizave.
Duke komentuar reagimin e presidentit të Serbisë, Jelica Miniq vlerësoi se “Maduro konsiderohej ‘mik’ dhe aleat për shkak të afërsisë së regjimeve”. Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, Serbia është një vend me demokraci të dëmtuar, ku cenohen liritë qytetare dhe ushtrohet presion mbi mediat e pavarura.
Qëndrimi ndaj legjitimitetit të Maduros
Serbia, pavarësisht sanksioneve të BE-së, disa prej të cilave i ka mbështetur edhe vetë, nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduros.
Njëkohësisht, ajo mbështeti deklaratën politike të BE-së me të cilën vihet në dyshim procesi zgjedhor i 28 korrikut 2024 dhe thuhet se Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, por gjithashtu pati përfaqësuesin e saj në inaugurimin e tij.
Kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, mori pjesë në janar të vitit2025 në inaugurimin e Maduros në Karakas, ku ai filloi mandatin e tretë gjashtëvjeçar.
Bërnabiq deklaroi atëherë se Venezuela, si “mike e madh e Serbisë”, ndihmon që qëndrimi për paprekshmërinë e kufijve të ndahet nga një numër i madh vendesh të Amerikës Latine dhe vendeve të Karaibeve. Beogradi, ndër të tjera, llogarit edhe në këtë grup vendesh në luftën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Mosnjohjen e Kosovës e theksoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me Maduron në gusht të vitit 2025.
Atëherë ai e quajti atë mik të madh të Serbisë, duke shprehur bindjen se në vitet që vijnë do të vazhdojnë të kultivojnë këtë “miqësi të çmuar”.
Gjithashtu, në qershor 2025, në Beograd mbërriti zëvendësministrja venezueliane e Punëve të Jashtme për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Andrea Gabriela Korao Faria.
Ajo mori pjesë në takimin e parë për planifikimin e pjesëmarrjes ndërkombëtare në Ekspozitën e Specializuar Ekspo, që do të mbahet në Beograd në vitin 2027.
Sanksionet ndaj Venezuelës
Ndërsa Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, forconte marrëdhëniet me Venezuelën, Brukseli vendoste sanksione ndaj regjimit atje. Sanksionet u vendosën në fund të vitit 2017 dhe më pas u plotësuan.
Kështu, Këshilli Evropian më 15 dhjetor i zgjati edhe për një vit masat ekzistuese kufizuese duke pasur parasysh situatën në Venezuelë. Siç mëson jozyrtarisht REL-i, Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, u harmonizua me këtë vendim.
Vendimi u mor në dritën e veprimeve të vazhdueshme që minojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe represionit ndaj shoqërisë civile dhe opozitës demokratike.
Kjo, siç u njoftua, përfshin edhe ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024. Serbia me disa vendime për sanksionet e BE-së ndaj Venezuelës është harmonizuar, ndërsa me disa të tjera jo.
Në fuqi janë edhe sanksione të gjera amerikane, të cilat, ndër të tjera, janë të përqendruara ndaj individëve të lidhur me regjimin e Nikolas Maduros, si dhe ndaj sektorit të naftës së Venezuelës.
Kthesë e Serbisë drejt SHBA-së?
Kritikat ndaj aksionit të SHBA-së janë shpërndarë edhe nga tabloidet proqeveritare në Serbi.
Nga mbështetja për Trumpin, e cila u reflektua edhe në vendosjen e billbordeve me mbishkrimin “Trump, serb”, tani shkruajnë për “shpërbërjen e të gjitha ligjeve dhe logjikës”.
E pyetur nëse vlerësimet e presidentit të Serbisë mund të ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-në, Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane theksoi se aty tashmë ekzistojnë probleme serioze.
“Edhe Serbia ka një vend të veçantë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të dhjetorit 2025, ku me akt ekzekutiv parashikohet politika e mëtejshme ndaj rajonit tonë”, tha ajo.
Në Ligjin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, të cilin Trumpi e ka nënshkruar së fundi, përmenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për integrimin e tyre euroatlantik dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia.
Në këtë ligj shprehet gjithashtu shqetësim për gjendjen e demokracisë në Serbi, por përcaktohet edhe se Serbia dhe Kosova duhet të synojnë arritjen e përparimit të menjëhershëm lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Po ashtu theksohet se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohet në njohjen reciproke.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundi ka pranuar se në vend të përparimeve të mëdha të pritura nga administrata e Trumpit, kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38