Flash News

Rajoni

Serbia vazhdon blerjen e armëve nga Rusia, reagon presidenca e Kosovës: Duhet të sanksionohen

Serbia vazhdon blerjen e armëve nga Rusia, reagon presidenca e

Shefi i stafit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar pasi në Serbi kanë arritur armatime të reja nga Rusia.

Në një reagim në rrjete sociale, Vela kërkon që blerjet e armatimit nga Serbia duhet të sanksionohen.

Sipas tij, veprime të tilla të vazhdueshme të blerjes së armatimit nga Rusia e rrezikojnë edhe më shumë paqen në rajon.

“Sikurse Bjellorusia, Serbia është vegël e Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, ka shkruar Vela në reagimin e tij.

 

Të fundit