Flash News

Rajoni

SHBA emëron Matthew Palmer mbikëqyrës të reformës zgjedhore në Bosnje

SHBA emëron Matthew Palmer mbikëqyrës të reformës

Shtetet e Bashkuara kanë emëruar ish të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si person përgjegjës për të mbikëqyrur programin e reformës zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë.

 SHBA ka nënvijëzuar se një vendim i tillë është shenjë e përkushtimit të tij në rajon.

Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator se reforma zgjedhore në Bosnje është një prej hapave të parë që duhet të adresohen, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të bëhet “më funksional” si shtet.

“Jam shumë i lumtur që Matt (Palmer) do të vazhdojë të bëjë punën e tij sepse ai ka njohuri të jashtëzakonshme, ka kontakte të jashtëzakonshme dhe vizion të madh sesi zgjedhjet në Bosnje duhet të funksionojnë”, tha Escobar.

Escobari tha se emërimi i Palmerit si zyrtari kryesor për zgjedhjet në Bosnje është “një shenjë e rëndësishme” e përkushtimit amerikan ndaj këtij shteti.


 

Të fundit