Flash News

Rajoni

SHBA heq vizat me kroatët, mund të qëndrojnë në Amerikë për 90 ditë

SHBA heq vizat me kroatët, mund të qëndrojnë në

Duke nisur nga dje (23 tetor) qytetarët kroatë mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pa viza dhe mund të qëndrojnë atje për 90 ditë.

Njoftimi u dha nga Ambasada Amerikane në Zagreb, ku shkruan:

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave."

Programi për Heqjen e vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, që lejon udhëtimin në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi deri në 90 ditë, duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.

Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundër terrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë.

Ambasada po ashtu tha se kërkesë për t’u bërë pjesë e këtij programi është që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3 për qind. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që qytetarët kroatë tani e gëzojnë mundësinë e udhëtimit në SHBA pa viza. Ky ka qenë një proces i gjatë, por i rëndësishëm dhe ne mirëpresim përpjekjet e Qeverisë kroate për të përmbushur kriteret e ashpra të programit tonë”, tha Mark Fleming, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb.

Të fundit