Flash News

Rajoni

SHBA tenton ‘shpëtimin’ e Bosnjës, Serbia rrit kërcënimet e shkëputjes

SHBA tenton ‘shpëtimin’ e Bosnjës, Serbia rrit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta largojnë Bosnje-Hercegovinën, teksa Serbia është duke rritur ndjeshëm kërcënimin e nacionalistëve serb ndaj saj.

Sipas The Guardian, Derek Chollet, një këshilltar i lartë i sekretarit të shtetit Antony Blinken, po fliste përpara një takimi të asamblesë serbe të Bosnjës të premten, e cila pritet të votojë nëse do të fillojë procesi i tërheqjes nga ushtria boshnjake, gjyqësori dhe sistemi i taksave.

Hapat e tillë, të kërkuar nga lideri nacionalist Miloard Dodik, do të ishin një hap thelbësor në procesin e shkëputjes.

Këshilltari i Lartë amerikan, Chollet, vizitoi muajin e kaluar Bosnjën si pjesë e një ofensive diplomatike nga administrata Biden, për të trajtuar problemet dhe kërcënimet a ashpra nga Dodik.

“Ne jemi përpjekur me të vërtetë të përshpejtojmë disa nga përpjekjet tona diplomatike në përpjekje për ta larguar këtë nga shkëmbi”, tha Chollet për Guardian. “Është e dukshme që kemi mbushur 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjeve të paqes të Dejtonit dhe po flitet për rikthim të mundshëm të konfliktit ose një krizë të madhe me Bosnje-Hercegovinën, gjë që është thellësisht shqetësuese për ne”.

Të fundit