Flash News

Rajoni

Shefi i ri i KE: Zgjerimi i BE-së me Kosovën e Ballkanin Perëndimor, mjet i fuqishëm për paqe

 Shefi i ri i KE: Zgjerimi i BE-së me Kosovën e Ballkanin

Shefi i ri i KE-së,  Antonio Costa deklaron se zgjerimi i BE-së me Kosovën e Ballkanin Perëndimor është mjet i fuqishëm për paqe
Në fjalimin e pranim-dorëzimit të kësaj detyre që Costa e mori nga Charles Michel, politikani portugez tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët lindor siç i quajti ai, është mjet i fuqishëm për paqe, siguri e përparim si dhe një imperativ gjeopolitik, njofton Klankosova.

Costa, shtoi se sikur BE-ja ashtu edhe vendet aspirante për t’u anëtarësuar në union duhet të punojnë më shumë dhe më shpejt.

Më 3 dhjetor, presidenti i ri i Këshillit Evropian, i ka ftuar në takim liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

Të fundit