Flash News

Rajoni

Shërohet nga Covid-19 Kryepeshkopi Janullatos, del sot nga spitali

Shërohet nga Covid-19 Kryepeshkopi Janullatos, del sot nga spitali

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shëruar nga Covid-19.

Sipas CNNgreece, Janullatos pritet  të dalë nga spitali në orët e ardhshme, 12 ditë pas infektimit me Covid.

Sipas informacionieve, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, dhe kështu ai tani mund të largohet që të shërohet plotësisht në shtëpi.

Kujtojme se Janullatos u shtrua në spital me diagnozën e Covid-19, më 11 nëntor dhe më pas u transferua në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit "Evangelismos".

Kryepeshkopi do të qëndrojë edhe për disa ditë në Athinë, ku do të vazhdojë të ndjekë të gjithë udhëzimimet e mjekëve, dhe më pas do të kthehet në Shqipëri.

Të fundit