Flash News

Rajoni

Shifra të larta infektimesh në Greqi, mbi 3 mijë raste të reja, më të prekur meshkujt

Shifra të larta infektimesh në Greqi, mbi 3 mijë raste të
Foto Ilustruese

Varianti i ri ‘Delta’ duket se po shënon një numër të lartë infektimesh në Greqi. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.273 raste të reja me Covid-19, 12 prej të cilave rezultuan pas kontrolleve në porte.

Mediat greke raportojnë se rastet e reja janë regjistruar përkatësisht: 709 raste në Atikë, 336 në Kretë, 318 në Selanik, 115 në Achaia, 113 në Mesinia dhe 100 në Rodos.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Greqi ka arritur në 550,459 raste, ku 51.1% e tyre janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 128 konsiderohen se lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 1,409 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.

 

Të fundit