Flash News

Rajoni

Shifrat me Covid-19 në rritje, ezaurohen 100% kapacitetet spitalore në disa zonë të Greqisë

Shifrat me Covid-19 në rritje, ezaurohen 100% kapacitetet spitalore në

Shifrat në rritje me Covid-19 po sjellin ezaurimin në masën 100% të shtretërve në spitale në disa zona të Greqisë. Kështu raportojnë mediat helene duke shtuar se presioni është rritur në spitalet e Greqisë Veriore, Qëndrore dhe Thesalisë.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar tashmë bashkëpunim me klinikat private për trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe sëmundje të tjera, ndërsa nëse vazhdon incidenca e lartë e rasteve.

Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se masa e pezullimit për punëtorët shëndetësorë të pavaksinuar do të vazhdojë deri në fund të vitit kur do të rishikohet, duke shtuar se për asistentët e pavaksinuar nuk do të ketë rinovim të kontratave.

Të fundit