Flash News

Rajoni

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi/ John Bolton tregon se çfarë i tha këshilltari i Ramës, Tony Blair

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi/ John Bolton tregon se

Diplomati amerikan John Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar për Siguri Kombëtare i Donald Trump ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton ka mohuar te ketë sugjeruar një ide të tillë, duke theksuar se realizimi më pas u bë e pamundur politikisht që të realizohej për shkak të kundërshtimeve.

Bolton ka treguar edhe vizitën që i kishte bërë ish-kryeministri britanik Tony Blair, i njohur ndryshe edhe si këshilltari i kryeministrit Edi Rama.

Boltonthotë se Blair i kishte thënë asokohe se ka liderë që mbase mund ta bëjnë që një ide e tillë të funksionojë.

Bolton bën me dije se i ka thënë Blairit, se “ne s’mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”.

“Shiko unë nuk e sugjerova vetë, ata po flisnin për atë, dhe u dëshmua politikisht e pamundur, fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi. Por Tony Blair erdhi më takoi për këtë dhe më tha se aktualisht kemi liderë që mbase mund ta bëjnë që kjo të funksionojë”, ka deklaruar Bolton.

 

 

 

 

 

Të fundit