Flash News

Rajoni

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Tetovë, mes tyre nuk ka staf mjekësor

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Tetovë, mes tyre nuk ka staf

Është rënduar bilanci i viktimave si paosjë e zjarrit që ra mbrëmjen e djeshme në spitalin covid në Tetovë. Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut bën me dije se janë regjistruar 14 viktima.

Hetimet kanë dalë në rezultatin se në mesin e viktimave nuk ka staf mjekësor, por vetëm pacientë. Ndërkohë po punohet për identifikimin e trupave të pajetë.

“Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë. Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre.

Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Të fundit