Flash News

Rajoni

Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë

Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje -

Ka shkuar deri në 21 numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën. Vetëm në zonën e Jabllanicës, 17 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, raporton BBC

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë, pasi qindra persona konsiderohen të zhdukur. Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shembën rrugë, ura, madje edhe një linjë hekurudhore. 

Nga përmbytjet janë prekur edhe zonat e Kiseljakut, Kreshevës, Vareshit, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit.  

Të fundit