Flash News

Rajoni

Shkrumbohet nga flakët autobusi në ecje në Itali, detajet e para

Shkrumbohet nga flakët autobusi në ecje në Itali, detajet e para

Një autobus është përfshirë nga flakët këtë të premte në ‘urën e Lirisë’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Venecia.

Automjeti i linjës ATVO me sa duket ishte nisur drejt Piazzale Roma dhe nga sa mësohet kishte pasagjerë në bord.

Në fillim të urës, nga automjeti filloi të dilte tym, kështu që drejtuesi i mjetit ndaloi dhe me shpejtësi bëri që të gjithë të zbrisnin.

Sipas burimeve paraprake mësohet se nuk ka të lënduar apo viktima nga ky incident.

Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.

 

Të fundit