Flash News

Rajoni

Shpërthim me bombë gjatë natës në ministrinë e Punës në Athinë, grupi ekstremist e merr përsipër

Shpërthim me bombë gjatë natës në ministrinë e

Një shpërthim me bombë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme pranë Ministrisë së Punës, në Athinë.

Sipas mediave greke, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, si pranë ministrisë, ashtu edhe në objektet e tjera pranë.

Rreth orës 00:40, një person i panjohur kishte telefonuar gazetën Efimerida ton Syntakton dhe kishte raportuar se kishte varur një çantë jashtë Ministrisë së Punës, duke paralajmëruar se do të shpërthente për 40 minuta.      

Shpërthim me bombë gjatë natës në ministrinë e

Sulmi është marrë përsipër nga grupi ekstremist “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”.

Shpërthim me bombë gjatë natës në ministrinë e

Pas shpërthimit, piroteknikët iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.

Të fundit