Flash News

Rajoni

Shpërthim në fabrikën e armëve në Bullgari, një i vdekur e dy të zhdukur

Shpërthim në fabrikën e armëve në Bullgari, një i

Një shpërthim në fabrikën e armëve të zjarrit Arsenal në qytetin bullgar Kazanlak të martën la një person të vdekur dhe dy të zhdukur, ndërsa një tjetër u shtrua në spital në gjendje kritike, sipas raporteve të mediave.

Fokus Radio raportoi se ka edhe punëtorë të mbetur në rrënoja dhe përpjekjet për t'i shpëtuar ata janë duke u zhvilluar.

Prokuroria vendase po e heton rastin si aksident dhe ka paralajmëruar se mund të ketë një shpërthim të dytë.

Sipas Radios Kombëtare Bullgare, shpërthimi u shkaktua nga ndërprerjet teknologjike lidhur me shkeljet e protokolleve të sigurisë në vendin e punës.

Deri më tani nuk dihet shkalla e dëmtimit në ndërtesë dhe në zonën përreth. Punishtja e fabrikës ku ndodhi shpërthimi ishte e specializuar në prodhimin e lëndëve piroteknike dhe flakëruese.

Arsenali është prodhuesi kryesor i armëve të zjarrit dhe pajisjeve ushtarake në Bullgari.

Është pohuar se kompania ka qenë e përfshirë në eksportet e armëve në zonat e luftës nëpërmjet vendeve të treta. Midis 2015 dhe 2017, botime të ndryshme pretendonin se Arsenali po i shiste armë të ashtuquajturit Shteti Islamik, gjë që kompania e mohoi.

Hetimet ndërkombëtare dhe lokale kanë treguar se Bullgaria po shet armë të destinuara për Ukrainën, kryesisht përmes Polonisë dhe Rumanisë.

Të fundit