Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Shpërthimi me eksploziv në Ibër-Lepenc, Serbia mohon përfshirjen në sulm
Serbia ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosoves, Albin Kurti, duke thënë në X se “reagimi i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit”.
“Serbia dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi thellësisht shqetësues rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”, tha Gjuriq në reagim .
Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.