Flash News

Rajoni

Shqiptarët në Serbi do të kenë përfaqësues në Kuvend, mesazhi i Kamberit pas zgjedhjes si deputet

Shqiptarët në Serbi do të kenë përfaqësues në

Përfaqësues politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi njofton se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë, pas zgjedhjeve që u përsëritën në fshatin Tërnovc.

Ai thotë se pavarësisht pengesave të pushtetit, shqiptarët nuk mbetën pa përfaqësues në Kuvend. Duke shprehur mirënjohje për votëbesimin, ai thotë se problemet janë të shumta dhe konteksti i vështirë, por thekson se me punë do ia dali.

Kamberi zotohet se do të ndjekë politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë. Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip.

Ju faleminderit të gjithëve nga zemra. Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë. Por me punë dhe unitet do t'ia dalim. Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.

Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon”, shkruan Kamberi.

Shqiptarët në Serbi do të kenë përfaqësues në

Të fundit